Sharrë familjare që nga viti 2005.

Sharra Robi Bran është sharrë familjare në fshatin Tudencë, Tetovë. Punojmë që nga viti 2005 dhe sot në sharrë punojnë dy breza të familjes.

Që në fillim presim lëndë ahu. Trungjet i zgjedhim vetë, kurse lëndën e presim sipas masës: dërrasa, tabla dhe trarë në përmasat që u nevojiten blerësve.

Me kalimin e viteve filluam të prodhojmë edhe pelet. Peleti ynë ka certifikatë A1 dhe shitet në thasë 15 kg.

Mund të vini drejtpërdrejt në sharrë dhe ta shihni lëndën, ose të porosisni me telefon, kurse produktet i merrni te ne.

Oborri i Sharrës Robi Bran në fsh. Tudencë, Tetovë, me pirun ngritës dhe lëndë

Vlerat tona

Cilësia

Zgjedhje e kujdesshme e lëndës së parë dhe kontroll i çdo dërgese.

Masa sipas dëshirës

Presim sipas masës suaj.

Traditë familjare

Njohuri familjare të përcjella brez pas brezi.

Trung ahu në sharrë, fsh. Tudencë, Tetovë

Si punojmë

Çdo trung e kontrollojmë para se të shkojë në sharrë. Pastaj e presim sipas masave që keni kërkuar dhe lëndën e radhitim në oborr, gati për t’u marrë.

Nëse nuk jeni të sigurt cila masë ju duhet, na telefononi. Do t’ju themi çfarë është më e mira për punën tuaj.

Ju duhet lëndë apo pelet?

Na telefononi ose ejani në sharrë gjatë orarit të punës.