Peleti është lëndë djegëse e bërë nga tallash druri i shtypur. Jo çdo pelet është i njëjtë. Cilësia ndahet në klasa, dhe A1 është klasa më e lartë për pelet për amvisëri sipas standardit evropian EN ISO 17225-2.
Çfarë do të thotë A1
- Pak hi: më së shumti 0,7%. Soba ndotet më pak dhe pastrohet më rrallë.
- Pak lagështi: më së shumti 10%. Peleti digjet më mirë dhe jep më shumë nxehtësi.
- Vlerë e lartë termike: rreth 4,6 kWh për kilogram.
- Dru i pastër: pa lëvore, ngjitës dhe shtesa.
Pse është e rëndësishme
Peleti me cilësi më të dobët lë më shumë hi dhe zgjyrë, e bllokon sobën dhe harxhohet më shumë për të njëjtën nxehtësi. Me pelet A1 soba punon më qetë dhe zgjat më shumë.
Si ta ruani
- Ruajini thasët në vend të thatë, larg lagështisë.
- Mos i vendosni direkt në tokë ose beton. Vendosini mbi paletë ose dërrasa.
- Mos i lini thasët e hapur për një kohë të gjatë.
Peleti ynë A1 është prej 100% druri, në thasë 15 kg, dhe merret në sharrë. Për çmim dhe sasi na telefononi në 070 395 033.